Eksperti i OKB: Tentativa e vetëvrasjes së Manning, tipike e torturës së zgjatur psikologjike

12/03/2020 18:48

Eksperti i OKB për torturën Nils Melzer e ka përshkruar tentativën e vetëvrasjes kohët e fundit të Chelsea Manning si akt dëshpërimi “tipik” i dikujt që ka qenë objekt i “torturës së zgjatur psikologjike”.

Komentet e sotme të Melzer vijnë pas tentativës së dytë të vetëvrasjes së ish-ushtarakes ameriakne që denoncoi shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria e SHBA në rrjetin Wikileaks.

Ish-analistja e inteligjencës së ushtrisë është burgogur në maj 2019 dhe gjobitet $500 në ditë, që më pas u bë $1,000 për refuzimin e dëshmisë ndaj gjykatës sekrete, në të cilat përfshihet dhe kreu i burgosur i rrjetit WikiLeaks Julian Assange.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel