Futbolli mes amullisë! Ku luhet e ku iu dorëzuan frikës

13/03/2020 10:36

Në të ardhmen e afërt, kampionati anglez i futbollit do ti qëndrojë stoik vendimit për të zhvilluar ndeshjet me tifozë, stadiumet plot dhe konferencat e shtypit pa masa të ekzagjëruara kundër koronavirusit.

Pavarësisht rasteve, te Celsi, Arsenal dhe Lester Siti, FA i qëndron kalendarit me ekipet që nuk janë në karantinë. Por në kontrast me ishullorët, pjesa tjetër e futbollit kontinental i është dorëzuar frikës dhe ka shtyrë ose pezulluar ndeshjet.

La Liga ka pezulluar kampionatin deri në 5 prill. praktikisht stop dy ndeshjeve të ardhshme dhe rifillim i kompeticionit pas pauzës së kombëtareve, gjithmonë nëse UEFA do ta lejojë. Federatya franceze vendosi gjithashtu të ndalojë të gjithë ligat e saj duke përfshirë futbopllin amator dhe atë të femrave.
Në Holandë kampionati ndalet deri më 31 Mars ndërsa në Portugali, kampionati ndalet por nuk ka një datë se kur do rifillojë. Në Bundesligën gjermane, do të luhen 8 nga 9 ndeshjet e programuara por nuk do të ketë një prani të tifozëve në stadiume.

Për shkak të emergjencës nga koronavirusi, edhe federata e Futbollit në Amerikën latine, CONMEBOL ka shtyrë ndeshjet e Kupës Libertadores që do të luheshin këtë muaj e bashkë me to, edhe ndeshjet kualifikuese për botërorin e futbollit.

Top Channel