Greqia ka njoftuar se do të mbyll të gjitha muzetë dhe atraksionet arkeologjike, prej ditës së nesërme(data 14 mars) deri më datën 30 mars, si pasojë e pandemisë së koronavirusit që ka prekur mbarë botën.

Kujtojmë se në Greqi është shënuar viktima e parë nga koronavirus. Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima është një 67 vjeçar që ishte i shtruar në spitalin e Rios në gjendje të rëndë. Ai me herët ka vizituar Jeruzalemin bashkë me 49 persona të tjerë dhe janë kthyer me autobus. Mësohet se edhe shumica e tyre janë prekur nga virusi në fjalë. Vdekja e parë nga koronavirusi në vendin fqinj u regjistrua në orën 03:15 të mëngjesit, të ditës së djeshme.

Top Channel