Koronavirusi/ Zgjerohet harta, vdes pacienti i parë në Skoci

13/03/2020 17:49

Koronavriusi ka shkaktuar viktimën e parë edhe në Skoci. Kjo vdekje e ka çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar në 11.

Të Premten, numri i të konfirmuarve me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 798 – një rritje prej 208 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë, që nga ora 9 e mëngjesit të Premten në total 32,771 persona janë testuar për COVID-19, me 97.6% që rezultuan se nuk kishin sëmundje.

Top Channel