E premtja nuk ishte nje ditë e zakonshme në Tiranë.

Shumica e bizneseve kanë mbyllur qepenat sipas urdhërit të qeverisë. Por një kategori, që është ajo e bizneseve ushqimore dhe marketeve vazhdojnë aktivitetin normalisht dhe pandërprerje. Tregtarët e fruta perimeve thonë se këtë të premte fluksi ka qenë më i paktë, ndoshta edhe për shkak të hyrjes në fuqi të ndalimit të lëvizjes

Por në marketet e mishit vihej re një fluks më i madh me qytetarët që qëndronin në radhë. Të gjitha bizneset garantojnë se prodhimi dhe zinxhiri i furnizimit të ushqimeve vazhdon normalisht, pa asnjë ndërprerje. Por ata ankohen se kanë vështirësi në gjetjen e maskave për të pajisur punonjësit.

Qeveria ka ndaluar qarkullimin në Tiranë dhe Durrës si dhe ka urdhëruar mbylljen e bizneseve, përvec atyre që prodhojnë të mirat e domosdoshme për qytetarët si furrat e bukës, faramcitë si dhe bizneset që prodhojnë apo tregtojnë ushqime.

Top Channel