Rriten rastet e prekura në Angli, 208 të infektuar brenda 24 orëve

13/03/2020 16:43

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 798. Në vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 208 raste të reja.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë, që nga ora 9 e mëngjesit të Premten janë testuar në total 32,771 persona për COVID-19, me 97.6% që rezultuan se nuk kishin sëmundje.

Dhjetë pacientë që kanë rezultuar pozitivisht për koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur.

Shifrat e fundit vijnë pasi Kryeministri Boris Johnson prezantoi masa të reja kundër përhapjes së koroanvirusit.

Kushdo që ka një kollë të vazhdueshme ose temperaturë të lartë tani do të duhet të izolohet dhe të qëndrojë në shtëpi për shtatë ditë. Edhe shkollave u kërkohet që të anulojnë udhëtimet e planifikuara jashtë vendit.

Autoritetet e futbollit anglez gjithashtu kanë pezulluar ndeshjet e nivelit të lartë deri më 3 prill, megjithëse qeveria ende nuk ka urdhëruar ndalimin e tubimeve masive.

Më parë, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance, tha për Sky News se rreth 60% të popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar mund të infektohen me koronavirus dhe sipas tij në këtë mënyrë  shoqëria do të ketë “imunitet tufë”

Organizata Botërore e Shëndetit ka përcaktuar shpërthimin global të koronavirusit si një pandemi.

Top Channel