Përveç Tiranës ndalimqarkullimi po zbatohet këtë fundjavë edhe në Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.

DURRËS

Që në 3 orët e para të hyrjes në fuqi të urdhrit për ndalimin e qarkullimit me automjete, drejtues në Durrës e kanë thyer. për këtë arsye janë ndaluar 10 persona.

ELBASAN

Pavarësisht vatrës së identifikuar një ditë më parë të coronavirusit në Elbasan duket se edhe banorët e Elbasanit sot kanë mbushur rrugët e sheshe. Lëvizjet janë më të kufizuara se zakonisht, por përsëri ka qytetarë nëpër rrugë dhe kafene.

SHKODER

Urdhri për ndalimin e qarkullimit të automjeteve është zbatuar edhe në qytetin e Shkodrës. Janë rreth 500 leje lëvizje të lëshuara nga policia për administratën e shtetit, shërbimet publike dhe median. Për qytetarët e thjeshtë nuk po lejohet qarkullimi me automjete por kjo ka ndikuar pak në lëvizjen e tyre. Duke qenë se Shkodra njihet për përdorimin e biçikletës, shkodranët në masë i janë rikthyer këtij mjeti lëvizës.

LUSHNJE

Qyteti i Lushnjes është zgjuar sot i zbrazët. Ne rrugët e qytetit vihej re një qetësi ku mungesa e automjeteve nuk ishte siçdo ditë. Lokalet dhe baret janë të mbyllura pothuajse plotësisht. Në disa kryqëzime të qytetit janë prezentë forcat e policisë dhe ushtrisë të cilët kontrollojnë automjetet të cilat duhet të jen te pajisur me autorizim. Gjatë këtyre kontrolleve nuk mungojnë dhe debatet midis drejtuesve të mjeteve dhe policisë. Në këtë debat qytetari nuk kishte autorizim por i thotë policit se ka dalë për të marrë ushqime.

Edhe pse sipas rregullores ndaj qytetarit duhej të mërej masë administrative ai u la I lirë duke u mjaftuar me një këshillim për të mos lëvizur.

FIER

Policia ka shoqëruar 8 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 21 masa administrative në qytetin e Fierit. Mësohet se të shoqëruarit dhe ata që janë gjobitur kanë thyer masat e vendosura duke lëvizur me automjetet e tyre të paautorizuar.
Fieri krejtësisht i boshatisur. Në rrrugët e qytetit nuk ka asnjë lëvizje. Mungesës së makinave i është bashkuar edhe mungesa e këmbësorëve. Në rrugët kryesore ka patrulla policie dhe ushtatake.

VLORA

Ditën e premte në orët e para të ditës ka nisur kontrrolli nga policia e Vlorës për automjetet që lëviznin pa autorizim. Dhjetra kontrolle policie në të gjithë qytetin kanë ndaluar 30 automjete të cilat lëviznin pa leje dhe pa arsye nëpër qytet
Masa e ndalimit që policia ka marrë ka qene nisja e procedimit penal ndaj tyre ndërsa ndalimi i mjeteve është bërë duke ju sekuestruar celsat e makinave.
Ndërkohë në zonat rurale shkelja e rregullit për të mos lëvizur është më e dukshme por prej andej nuk ka ende informacione

LEZHA

Edhe rrugët në qytetin e Lezhës janë thuajse të boshatisura në çdo aks shihen patrulla policie të cilët ndalojnë automjetet që lëvizin nëse kanë autorizim. Në qytet janë mbyllur të gjithë lokalet dhe dyqanet.

Top Channel