Vitia: Në Kosovë janë testuar 93 raste të dyshimta me coronavirus, të gjitha kanë dalë negative

13/03/2020 14:50

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me coronavirus dhe se deri më sot janë testuar 93 raste.

“Deri më tani në Kosovë janë testuar 93 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Vitia.

Ministri shtoi se në pikat kufitare janë kontrolluar po ashtu mbi 5 mijë udhëtar.

“Në pikat kufitare janë kontrolluar mbi 5 mijë udhëtar që kanë ardhur nga vendet e prekura me COVID-19 dhe nga vendet tjera”, tha Vitia.

Ai shtoi se deri më tani kanë arritur të kenë koordinim me institucionet tjera në menaxhimin e situatës.

“Ekipet e IKSHP dhe qendrave të mjekësisë familjare janë dyfishuar dhe po përcjellin situatën epidemike të coronavirusit”, shtoi ministri.

Ministri theksoi se nuk ka vend për panik, por vetëm për kujdes të shtuar.

Top Channel