Paradoksi Bundesliga, Alcantara: Kjo është një çmenduri

13/03/2020 14:57

Paradoksi Bundesliga. Me pezullimin e Ligue 1 në Francë, Premier League, kampionatit skocez dhe shumë ligave të tjera europiane, Bundesliga është i vetmi kampionat i rëndësishëm që nuk është ndalur për momentin dhe do të luhet këtë fundjavë.

Krerët më të lartë të Bundesligas dhe Federatës Gjermane të Futbollit kanë vendosur që ndeshjet e kësaj fundjave të luhen pa praninë e tifozëve dhe e marta e ardhshme deri në datën 2 prill do të ndalet zyrtarisht futbolli edhe në Gjermani.

Një vendim ky që po krijon jo pak polemika pasi në lojë është jeta dhe shëndeti i futbollistëve dhe për momentin askush nuk mund të mendojë për fushën e blertë në këtë situatë që ndodhet bota. Një reagim të fortë ka bërë edhe mesfushori i Bayern Munich Thiago Alcantara. “Kjo është një çmenduri. Boll u tallët dhe kthehuni me këmbë në tokë. Le të tregohemi të qetë, tani ka gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar se çfarëdolloj sporti”, theksoi Thiago.

Top Channel