Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pasur një “video call” direkte nga zyra e saj me ekipin e mjekëve dhe infermierëve që në këto momente po shërbejnë në Spitalin Infektiv tek pacientët e konfirmuar me COVID-19.

Shefja e Shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo shpjegoi gjatë lidhjes direkte me ministren që gjendja e 8 të prekurve është e stabilizuar dhe po vijojnë të ofrojnë shërbimin në kushtet e duhura dhe me veshjet e duhura.

Gjatë bashkëbisedimit me ministren, mjekët e infektivit kërkuan që gjithë qytetarët të kenë besim tek puna e tyre sepse po përpiqen për të bërë më
të mirën e mundshme.

Ministrja Manastirliu duke i falenderuar mjekët dhe infermierët për punën e palodhur që po bëjnë, shprehu mbështetjen maksimale për ekipet mjekësore në këto momente, për të përballuar këtë situatë të vështirë.

Top Channel