Teksa në Shqipëri rezultojnë zyrtarisht 33 persona të prekur me koronavirus, Fieri është shndërruar tashmë në vatrën e re të infektimit.

Saktësisht, në qarkun në fjalë numërohen 4 persona pozitivë me Covid-19, në 24 orët e fundit. 

Tre prej tyre janë nga fshati Dërmenas, njësia administrative Dërmenas dhe një nga Patosi, që e ka konfirmuar vetë kryebashkiakja në facebook.

Ata janë pjesëtarë të së njëjtës familje dhe kanë ardhur nga Italia.

Kanë qëndruar të izoluar deri sa dolën përgjigjet. Për personat e tjerë janë marrë mostrat dhe pritet të dalin përgjigjet.

Top Channel