C’do të ndodhë me “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana: Nesër mos u largo nga ekrani!

13/03/2020 21:32

Pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Arbana Osmani iu përgjigj edhe pyetjes që i është bërë më së shumti këto ditë: Çfarë do të ndodhë me programin “Dua të të bëj të lumtur”?

Ajo tha se fatmirësisht kanë regjistruar dy emisone në avancë, që do të jenë në transmetim nesër mbrëma dhe të shtunën e ardhshme.
Moderatorja iu bëri thirrje të gjithëve të mos largohen nga ekrani i Top Channel ditën e nesërme, teksa zbuloi pakëz nga historitë që janë trajtuar.

Ashtu sikundër pak javë më parë, edhe në puntatën e radhës do të flitet për historinë e një djali që ka gjetur të ëmën biologjike pas 53 vitesh.

Edhe pse një rast aspak i lehtë dhe i koklavitur, siç u shpreh vetë Arbana, fundi është i lumtur dhe për të mos u humbur.

Top Channel