Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar Kryeinspektori i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari. Hajdari gjatë fjalës së tij dënoi ashpër të gjithë ato biznese që abuzojnë me rritjen e çmimeve në këtë situatë të jashtëzakonshme, në të cilën ndodhet vendi ynë, si pasojë e COVID-19.

Ai u shpreh se kushdo që do të kryej abuzime të kësaj natyre, do të ketë penalitete të rënda. Penalitete të cilat s sipas tij mund të arrijnë deri tek heqja e licensës së ushtrimit të biznesit për të gjithë jetën.

“Unë mendoj që kjo nuk do të mbes në dorë të solidaritetit njerëzor për këto raste, por qeveria kryeministri e deklaroi sot, edhe ligjet janë në fuqi, që në situatat e jashtëzakonshme rritja e çmimit në mënyrë spekulative të dërgon në mbylljen dhe heqjen e licensës për të zhvilluar këtë aktivitet pa limit. Njerëzit duhet të kuptojnë një gjë, se janë të gjithë shqiptar, janë të gjithë familjar se nesër të mos i dali më për keq nga sa e kanë menduar ato dhjetë lekë që do të fitojnë sot nga kjo situatë e rëndë. Nga krahu tjetër të përgatiten se nëse do të rrisin çmimet në mënyrë të pa argumentuar, ato do të humbin të drejtën për të ushtruar biznes në këtë fushë për të gjithë jetën e tyre”, u shpreh Shkëlqim Hajdari.

Top Channel