Koronavirusi; Presidenti brazilian Jair Bolsonaro mohon të jetë testuar pozitiv

13/03/2020 21:57

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka mohuar sonte raportimet se i kanë dalë testet positive për infektim me koronavirusin vrasës, teksa komentonte në rrjetet sociale se ka bërë një test të dytë dhe po pret rezultatin.

Bolsonaro tha: “Ekzaminimi i koronavirusit me grupin amerikan JB nuk është kompletuar ende.”

Mediat në Brazil dhe SHBA thanë sot se presidenti është prekur nga virusi, por ky i fundit e priti me mohime të forta.

Zhvillimi vjen pas nje darke zyrtare që ai kreu me presidentin amerikan Donald Trump në rezortin Mar-a-Lago në Florida ku ishin prezentë disa zyrtaarë të tjerë, mes të filëve dhe sekretari i tij i shtypit Fabio Wajngarten i cili është i sagnostikuar me koronavirus.

Fotot deh videot nga eventi tregojnë se Trump, Bolsonaro dhe Wajngarten janë në kontakt të ngushtë në darkën e 7 marsit.

Wajngarten rezultoi pozitiv në testimet në Sao Paulo pasi nisi të shfaqë shenjat e gripit.
Nsqrsa presidenti Trump u tha gazetarëve një ditë më pas: “Nuk merakosem.”

Bolsonaro mbush 65 vjeç këtë muaj dhe po monitorohet bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit. Mediat thanë se sot në mëngjes po mbante maskë fytyre teksa doli nga pallati presidencial Palácio da Alvorada.

Top Channel