Sondazhi në Top Channel, mbi 90%, pro masave shtrënguese të qeverisë

13/03/2020 19:29

Top Channel ka hapur një sondazh duke pyetur qytetarët nëse janë dakort me masat shtrënguese të qeverisë kundër koronavirusit.

Në pak orë përgjigjet kanë qenë të shumta dhe votimi tregon se mbi 90 përqind e qytetarëve janë pro këtyre masave të cilat me gjasa do të hyjnë në fuqi sërish nga e hëna.

Top Channel