Në New York, numri i të infektuarëve nga koronavirus ka arritur në të paktën 421 persona të infektuar, tha sot në një deklaratë, guvernatori Andreë Cuomo.

Që prej të dhënave të fundit, numri i të infektuarëve është rritur me të paktën 96 rastë të reja.

Guvernatori, në fjalën e tij shtoi gjithashtu se 50 pacientë ndodhen aktualisht në spital, ku tetëmbëdhjetë prej tyre janë nën kujdes intesiv.

Guvernatori tha se 28 laboratorë do të autorizohen për prova në Neë York. Deri javën tjetër, kur ata do të dalin në punë, shteti do të jetë në gjendje të kryejë 6.000 teste në ditë. Do të jetë një “rritje dramatike” pasi New York aktualisht po përpunon rreth 3,000 teste në ditë, tha Cuomo.

“Testimi është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë tani,” shtoi ai.

Top Channel