Cristiano Ronaldo mesazh për Coronavirusin: Po ju drejtohem si baba…

13/03/2020 22:07

Cristiano Ronaldo postuar një mesazh në Twitter, nëpërmjet të cilit ai u kërkon fansave të tij që të ndjekin këshillat Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe autoriteteve shtetërore.

Ky është mesazhi i Cristiano Ronaldos:

“Bota po kalon një kohë shumë të vështirë e që kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Unë ju flas sot jo si lojtar futbolli, por si bir, baba, qenie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën.

Është e rëndësishme që të ndjekim këshillat e OBSH-së dhe organeve drejtuese për mënyrën e trajtimit të situatës aktuale.

 Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë mbi çdo interes. Unë do të doja të dërgoja ngushëllimet e mia, për të gjithë ata që kanë humbur të afërm, solidaritetin tim për ata që janë duke luftuar me virusin, siç është shoku im i ekipit Daniele Rugan. Mbështetja ime e vazhdueshme është për profesionistët e mahnitshëm të shëndetit që vendosin jetën e tyre në rrezi për të ndihmuar të tjerët.”

Top Channel