Fiorentina me koronavirus! Rezultojnë pozitivë 3 lojtarë dhe fizioterapisti i klubit

14/03/2020 11:17

Teksa Italia gjendet në një luftë të vazhdueshme me Covid-19, këtij të fundit nuk ka mundur dot t’i shpëtojë as futbolli.

Në klubet italiane, disa futbollistë kanë rezultuar me koronavirus. Së fundmi, Fiorentina ka konfirmuar tre emrat e lojtarëve dhe një të stafit, të infektuar me koronavirus.

I pari ishte sulmuesi Dusan Vlahovic, ndërsa gjatë ditës së sotme klubi  ka konfirmuar se edhe sulmuesi Patrick Cutrone, mbrojtësi German Pezzalla si dhe fizioterapisti Stefano Dainelli kanë rezultuar pozitiv, pas testeve të bëra.

“ACF Fiorentina njofton se, pasi kishin disa simptoma, lojtarët Patrick Cutrone e Germam Pezzalla si dhe fizioterapisti Stefano Dainelli kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Që të tre janë me shëndet mirë dhe janë të izoluar në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

 

Top Channel