Përçmim ndaj medias/ Gazetari i ‘Telegraph’ thotë se ‘eliminimi i të moshuarve nga koronavirusi rrit ekonominë’

13/03/2020 22:48

Një gazetar i të përditshmes pro-qeveritare britanike Telegraph ka sugjeruar në një editorial se koronavirusi ‘mund të jetë disi avantazhues për ekonominënë Britani’ duke vrarë të moshuarit.

Jeremy Warner po analizonte masën e SHBA për uljen e ratave të interesit në mbrojtje të ekonomisë nga epidemia e koronavirusit, dhe bëri komentin skadaloz duke ditur që ‘Telegraph’është një nga gazetat më të vjetra në vend dhe mosha mesatare e lexuesve të saj është 61.

Warner e krahasoi koronavirusin me gripin spanjoll në fund të Luftës së I Botërore, i cili vrau më shumë se 50 milionë njerëz pa bërë dallim mes të rinjve apo të vjetërve, dhe arsyetoi se epidemia aktuale nuk do të ketë efektet ekonomike të asaj kohe për arsye se nuk po vret forcën aktive të ekonomisë.

Lexuesit i quajtën komentet e tij ‘të përëmueshme’ e ‘thellësisht djallëzore’. Një tjetër shkruante: ‘Është e tmerrshme që nëna ime 85 vjeçe lexon këtë gazetë ëdo ditë dhe ka një vit që ka humbur burrin e 60 vjetëve’.

Në reagimin e tij Warner tha se nuk duhet të kishte përdorur fjalën ‘cull’ (eliminim, zakonisht për kafshët e semura), por nuk pendohej për arsyetimin ekonomik që kishte bërë.

Top Channel