Koronavirusi; Korea e Jugut ul numrin e infektimeve pa bllokime qytetesh si Kina e Italia

14/03/2020 15:59

Korea e Jugut po shënon një ulje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve me kronavirus për të katërtën ditë radhazi, megjithse ishte një nga vendet më të prekura jashtë Kinës, edhe pse tashmë vëmendja është fokusuar te epidemia në Itali e Iran.

Numri i të infektuarve ka qenë në rënie me rreth 100 të infektuar më pak çdo ditë nga e diela, teksa nga rreth 400 të infektuar në ditë një javë më aprë tashmë numri arrin në rreth 50.

Presidenti koreanojugor Moon Ja e In raportoi tendencën në rënie por tha se vendi duhet të ruajë vigjilencën në maksimum.

“Nuk duhet të jemi aspak të vetëkënaqur.”

“Numri total i rasteve të reja është në rënie por ka shqetësime për rikthim të infektimeve masive”, tha ai duke përmendur si faktorë pozitivë testimet masive, përmirësimin e komunkimit pubik dhe përdorimin e teknologjisë. Ai shtoi se ishin kompletuar testimet e kultit fetar kristian, Shincheonji, i cili ishte origjina e 60 për qind të të infektuarve në vend

FOTO GALERI
1/3

Top Channel