Koronavirusi prek edhe La Ligan. Vetëm dy ditë pasi liga spanjolle e futbollit ndali kampionatin deri në datën 3 prill, dy pjesëtarë të Deportivo Alaves kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Në një njoftim zyrtar, klubi i La Liga thekson se dy personat nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit, por analizat mjekësore vërtetuan se të dy ishin infektuar me koronavirus.Për hir të etikës, Deportivo Alaves refuzon të publikojë emrat e dy pjesëtarëve të klubit.

Ndërkohë, e gjithë skuadra dhe klubi do t’i nënshtrohet testeve anti-koronavirus dhe stërvitja është ndërprerë deri në një udhëzim të dytë.

Top Channel