Gjatë një vëzhgimi në tregjet e Tiranës, çmimi i frutave që përmbajnë vitamine C, si portokalli dhe limoni është rritur ndjeshëm.

Një kg limon para shpërthimit të virusit Covid-19 kushtonte 200 lekë ndërsa sot 250-300 lekë, kurse çmimi i portokallit është rritur me 50-70 lekë, kjo në varësi të cilësisë.

NË tregun e fruta-perimeve pranë shkollës së baletit dhe në atë të pazarit të ri, shumë tregëtare nuk ishin këtë të shtunë në punë pasi nuk kanë arritur të sigurojnë akreditimin e targave të makinave, pra Drejtorisë së Përgjithsme të Policisë. Konsumatori gjithsesi po përpiqet të ketë një tryezë të mbushur me vitaminat e duhura në kohënb e epidemisë së koronavirusit, edhe pse ato kushtojnë pak më shuëm krahasuar me çmimet normale të tyre.

Top Channel