Kryeministri Edi Rama i është bashkuar nismës së marrë nga emisioni Hipokrati i cili transmetohet në Top Channel.

Emisioni “Hipokrati” në Top Channel, fton të gjithë familjet në Tirane e kudo, në orën 17:30, të dalin të gjithë nëpër ballkonet e tyre dhe të përshëndesim me duartrokitje për 15 minuta mjekët dhe infermierët që gjenden në vijën e parë të frontit kundër armikut të përbashkët me emrin e pështirë: koronavirus.

Rama ka shkruar në “Facebook”, një nismë e bukur.

Ftojmë të gjithë që të bashkohen.

Top Channel