Italia/ Ruggeri e Zaniolo u lanë jashtë kombëtares, marrin revanshin ndaj Barcelonës e Milanit
Tani me kualifikimin në xhep të Atleticos së tij dhe një ndeshje të komplikuar të lënë pas krahëve, është e lehtë për të folur, por Diego Pablo Simeone nuk i kurseu thumbat në drejtim të yllit të Barcelonës, Lamine Yamal
‘Është një djalë i mirë me shumë talent. Kërkoi lojë një për një, shënoi në minutën e tretë dhe mediat duan ta kurorëzojnë si mbretin e Evropës-tha Simeone-media do që unë të kem frikë nga një adoleshent vetëm se bën driblime dhe flet me siguri për veten në intervista. Të lutem’
Por Simeone nuk e la me kaq dhe shtoi dozën.
‘Për një dekadë kam parë nga vija anësore Cristiano Ronaldon të shënojë tregolësh për të eliminuar vërtet skuadrën time nga ky kompeticion-shtoi Simeone-ajo është frikë e vërtetë. Lamine zhvilloi një ndeshje shumë të bukur, por në të vërtetë jemi ne që shkojmë në gjysmëfinale dhe ai kthehet në shtëpi të na shohë nga televizori. Ka një diferencë të madhe mes zhvillimit e një ndeshjeje të bukur dhe të jesh një makth’
Top Channel