Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, përhapet drejt Malit të Çikës. Nis ndërhyrja nga ajri me dy avionët “Air Tractor” Top Channel ka siguruar pamjet nga brenda apartamenteve që u shkrumbuan nga zjarri që përfshiu një pallat shumëkatësh përballë QSUT-së.
Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat, shihet një apartament totalisht i djegur, ndërsa nuk ka shpëtuar asgjë nga flakët.
8 persona u asfiksuan nga tymi, mes tyre 6 zjarrfikës dhe 2 qytetarë. Ata u dërguan dje në spital për kujdes mjekësor, ndërsa mësohet se sot kanë lënë ambientet e spitalit pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse u angazhuan edhe 2 helikopterë Cougar, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të flakëve ka zgjatur për disa orë.
Në lidhje me zjarrin që dyshohet se janë përfshirë rreth 70 apartamente, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se pallati do të rindërtohet nga vetë ndërtuesi.
Top Channel