Telefonatë për bombë te Prokuroria e Përgjithshme, alarmi i rremë që mobilizoi policinë
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka goditur një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, duke iu sekuestruar pasuri me vlerë 12 milionë euro.
Grupi vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, dhe nga hetimet janë dokumentuar 8 raste të trafikut të kokainës në sasi të mëdha, përgjatë viteve 2019-2021. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 11 masa sigurie, ku janë ekzekutuar tre prej tyre. Në pranga kanë rënë shtetasit Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola, ndërsa mësohet se masë sigurie është lëshuar edhe për Jetmir Pepën, një emër i njohur për policinë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim se qëlloi me armë në një koncert festiv bren një klubi nate, në Parkun Olimpik të Tiranës.
Po ashtu, SPAK bën të ditur se ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë. Po ashtu, grupit kriminal i janë sekuestruar 232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e 12 milionë eurove. Sekuestrimet përfshijnë biznese në Tiranë, Lezhë dhe qytetet e tjera të vendit, sipërfaqe toke, hotele, poste parkimi dhe apartamente, si dhe 89 makina të llojeve të ndryshme dhe llogari bankare.
Ndaj anëtarëve të bandës rëndojnë veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe grup i strukturuar. Operacioni i SPAK dhe agjentëve të BKH-së u krye në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja të Euroust, Europol dhe agjencisë lizgjbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel