Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë, plagoset bashkë me pasagjeren
15/04/2026 20:46
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Balldren–Torovicë, në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një ciklomotori ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me një mur rrethues anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel