Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit të dronëve për Ukrainën po e fut Evropën në luftë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kërkuar zyrtarisht zgjatjen e armëpushimit me Irani, deklaroi të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke hedhur poshtë raportimet mediatike, përfshirë ato të publikuara nga Bloomberg.
Sipas saj, armëpushimi aktual skadon më 21 prill, ndërsa negociatat për një marrëveshje të mundshme vijojnë. Leavitt theksoi se raportet për një kërkesë zyrtare nga pala amerikane janë “të pasakta”, duke nënvizuar se bisedimet mbeten aktive dhe produktive.
Ajo bëri të ditur se një raund i ri negociatash pritet të zhvillohet në Islamabad, duke konfirmuar rolin kyç të Pakistanit si ndërmjetës në proces.
Ndërkohë, sipas zëdhënëses, ish-presidenti Donald Trump ka marrë garanci nga presidenti kinez Xi Jinping se Kina nuk po furnizon Iranin me armë gjatë këtij konflikti.
Sa i përket masave ndaj Iranit, Leavitt theksoi se bllokada zbatohet për të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, duke përfshirë ato në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit.
Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e Pakistanit, duke e cilësuar atë si “ndërmjetësin e vetëm” dhe një partner të rëndësishëm në këto negociata.
Top Channel