Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit të dronëve për Ukrainën po e fut Evropën në luftë
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar për të dytën ditë radhazi kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke kritikuar qëndrimin e Italisë ndaj situatës në Iran dhe duke lënë të kuptohet për ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në një intervistë për median amerikane, Trump u shpreh se marrëdhënia me Italinë “nuk është më e njëjtë”, duke theksuar se vendet që nuk kanë ofruar mbështetje për menaxhimin e krizës me Iranin nuk gëzojnë më të njëjtin raport me SHBA-në. Ai përmendi gjithashtu varësinë energjetike të Italisë, duke iu referuar importeve të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.
Nga ana tjetër, Meloni nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj deklaratave të Trump, por gjatë një takimi në Romë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ajo theksoi rëndësinë e unitetit të aleancës euroatlantike. Sipas saj, një Perëndim i përçarë do të përbënte avantazh për Rusinë.
Zelensky, nga ana e tij, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën, ndërsa Roma ka konfirmuar angazhimin për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë prodhimin e përbashkët të sistemeve dhe dronëve.
Ndërkohë, Italia ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, nëse kushtet e sigurisë e lejojnë, si dhe për të vijuar mbështetjen humanitare dhe financiare për Ukrainën.
Tensionet e fundit sugjerojnë një ftohje të raporteve mes Romës dhe Uashingtonit, ndërsa zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë vijojnë të ndikojnë në balancat ndërkombëtare.
Top Channel