Autoritetet iraniane dhe libaneze bëjnë bilancin, mbi 5500 viktima në dy shtetet që nga fillimi i luftës

15/04/2026 19:45

Më shumë se 5,500 njerëz janë vrarë në Iran dhe Liban që nga shpërthimi i konfliktit në rajon më shumë se gjashtë javë më parë, sipas shifrave të fundit të dhëna nga autoritetet lokale.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha sot se të paktën 2,167 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në vend që nga 2 marsi, me të paktën 43 vdekje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit. Të paktën 172 viktimave janë fëmijë, si dhe 91 punonjës shëndetësorë.

Izraeli filloi sulmet ndaj atyre që i quan objektiva të Hezbollahut të mbështetura nga Irani në Liban pak më shumë se gjashtë javë më parë, dhe ka vazhduar të kryejë sulme pas armëpushimit aktual midis Iranit dhe SHBA-së.

Të paktën 3,375 njerëz janë vrarë gjithashtu në Iran që kur SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet në vend në shkurt, raportoi të dielën media shtetërore iraniane IRIB.

Top Channel