“Kanë përdorur fasada të pasigurta që të mos iu duken tubat”, inxhinieri në Top Story: Dominon arkitektura dhe jo standardi i sigurisë

15/04/2026 22:41

Inxhinieri Gjergj Simake, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma komentoi zjarrin apokaliptik që përfshiu kompleksin e banimit në afërsi të QSUT, duke shkrumbuar 33 apartamente.

Simaku tha se problemi në ndërtimet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen, është se po i vihet rëndësi më shumë arkitekturës sesa standardit të sigurisë.

Sipas tij ata përdorin materiale që janë të djegshme që i sjellin lehtësi ndërtuesit nga ana e pamjes, pa marrë parasysh se çfarë rreziku sjellin për sigurinë e banorëve.

“Arkitektët i ka zënë një lloj qasje dhe dëgjojnë vetëm veten e tyre. Ata ndërtojnë me fasada të ventiluara. Pra pllakat kanë hapësira mes njëra tjetrës, ka një hapësire ajri që kalon brenda murit pastaj është termoizolimi, ose polisteroli.

Nëse polisteroli është i djegshëm, jemi para një rreziku real. Ndërtuesit kanë një lehtësi të madhe që mos ti duken tubat dhe kanë një lehtësi në pamje. Këtu dominon arkitektura dhe jo standardi i sigurisë”, u shpreh presidenti i ‘College of Technology’, Gjergj Simaku.

 

 

Top Channel