RENEA mësyn në Vlorë, kontrolle në dy banesa, dyshohet se fshihen persona me rrezikshmëri të lartë kriminale
Gazetari Eraldo Harlicaj deklaroi në një lidhje direkte për “Top Story” se zjarri që përpiu pallatin 12-katësh, nisi pasi dikush i vuri flakën mbetjeve të marketit që ndodhej në katin e parë.
“Mendohet se ka qenë një person që i ka vendosur zjarrin mbetjeve të marketit dhe gjithë godina ka marrë flakë. Të gjitha materialet e ndërtimit janë të djegura, edhe pjesa e fasadës është krejtësisht e djegur”-deklaroi gazetari.
Ai u shpreh se dëmet janë të konsiderueshme, ndërkohë që banorët e pallatit janë përplasur sot edhe me policinë, e cila nuk i ka lejuar të futen brenda.
“Dëmet janë shumë të mëdha, edhe brenda marketit gjithçka është shkatërruar. Janë forcat e policisë që ruajnë perimetrin, ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, pasi duan të hynë në shtëpitë e tyre. Nuk janë lejuar për arsye sigurie. Banorët duken të dorëzuar, nuk i besonin as premtimeve të firmës”-shtoi gazetari.
Ndërkohë, banori i pallati u shpreh se vlera e apartamenteve kushtonte 2.600 metri katror.
“Nuhatëm aromën e një kartoni të djegur. Njëri prej kolegëve të mi vëren se zjarri kishte shkuar deri në katin e tretë. Mesa di, vlera e partamentit është 2.600 metri katror”.
Top Channel