Bllokimi i kufijve sjell probleme për vizitorët në Schengen, rrezikojnë gjoba deri në 1200 euro

14/03/2020 15:49

Bllokimi i kufijve ka sjellë shqetësime për të gjithë vizitorët e zonës Shengen.

Janë më mijëra persona që kanë kaluar në zonën Shengen të cilët bllokimi i kufirit i ka lënë jashtë vendit dhe nën kërcënimin e gjobave dhe ndëshkimeve që arrijnë deri në 1200 euro për shkak që afateve kufizuese të qëndrimit  në Shengen.

Kjo ka sjellë mijëra telefonata në agjencitë turistike të cilët kërkojnë informacion, pasi qeveria nuk ka juridiksion për sa u përket penaliteteve.

Një tjetër shqetësim i madh për ta është edhe afati i pasaportës, ku disa prej tyre janë shumë pranë përfundimit dhe nuk kanë mundësi rinovimi për shkak të pezullimit të shërbimeve nga konsullatat.

Ndërkohë në një telefonat të Top Channel me ministrinë e Jashtme Greke është thënë se rregullat e zonës Shengen nuk janë vendosur nga shteti Grek dhe deri tani s’ka asnjë njoftim për shtyrjen e afateve të lejeve të qëndrimit në zonat Shengen .

Top Channel