Është dyfishuar numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britani të Madhe, ku dhjetë pacientë të tjerë të diagnostikuar me koronavirus kanë ndërruar jetë ditën e sotme.

Numri total i vdekjeve ka arritur në 21 persona dhe numërohen mbi 1.140 persona të infektuar.

Shefi mjekësor në Britani, Chris Whitty, ka thënë se pacientët që kanë humbur jetën kanë qenë në kategorinë “e rrezikshme”.

Deri më tani, 1,140 persona janë prekur nga kjo sëmundje në gjithë Britaninë.

“Unë e kuptoj që numri i rritur i vdekjeve nga koronavirusi mund të jetë shkak për shqetësim. Publiku duhet ta di që është duke u marrë secila masë për të ruajtur jetën e njerëzve dhe për mbrojtjen e atyre që janë më të ndjeshëm”.

Qeveria britanike ka thënë të premten se vlerësohet që numri i vërtetë i të prekurve me këtë virus në Mbretërinë e Bashkuar të jetë nga 5,000 deri në 10,000.

Një foshnje e sapolindur me nënën e saj janë dy rastet e reja për të cilat është raportuar të jenë prekur me këtë virus në Britani.

Top Channel