Ministri i transportit në Indonezi shtrohet në spital, rezulton pozitiv me Covid-19

14/03/2020 16:38

Ministri indonezian i transportit, Budi Karya Sumadi, është shtruar në spital në Xhakartë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, këtë gjë e konfirmoi një zyrtar qeveritar, këtë të shtunë.

Më herët, guvernatori i Xhakartës tha se qyteti do të mbyllë të gjitha shkollat për të paktën dy javë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Indonezia, vendi i katërt më i populluar në botë, raportoi të Shtunën 27 raste më koronavirus, kështu numri i rasteve të konfirmuara arrin në 96 dhe numërohen 5 viktima.

Top Channel