Muzikë e këngë… Italianët të izoluar, këndojnë e duartrokasin nga dritaret

14/03/2020 17:12

Italianët, janë shquar gjithnjë për gjallërinë e tyre, si komb. Dhe nuk mund ta humbasin ata këtë gjallëri as në kushtet e karantinës dhe izolimit ekstrem në këtë erë koronavirusi.

Një ditë më parë, ata u derdhën nëpër dritare dhe ballkone duke kënduar himnin italian dhe këngë të tjera.

Ndërsa sot, ata janë rikthyer nëpër dritare dhe ballkone sërish, këtë radhë, me duartrokitje dhe brohoritje për mjekët dhe infermierët.

Dhe e kanë bërë këtë për të falenderuar të gjithë ata që janë në linjën e parë të betejës kundër Covid 19 e nisma ka marrë dhenë duke u shpërndarë pa fund nëpër mediat sociale.

Mesditën e të shtunës, pas muzikës, nga dritaret kanë shpërthyer duartrokitjet nga Milano deri në bari. Të gjithë për të falenderuar mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që po punojnë pa reshtur për të mundur virusin.

Top Channel