Shkencëtarët holandezë pretendojnë se kanë gjetur kurën kundër koronavirusit

14/03/2020 18:57

“Lufta” e madhe e shkencëtarëve këto ditë, është të gjejnë kurën e duhur për të shfarosur përfundimisht koronavirusin e ri, që ka kërcënuar mbarë globin.

Mirëpo së fundmi një grup shkencëtarësh holandezë besojnë se kanë zbuluar një antitrup, që do të ndihmojë në zbulimin dhe parandalimin në kohë të COVID-19.

Megjithatë zbulimi i tyre i ri duhet të kalojë një provë strikte dhe për këtë gjë mund të nevojiten muaj të tërë, shkruajnë mediat e huaja.

Sakaq, në Holandë deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 959 ku 12 janë viktima. Ndërsa në të gjithë globin, nga kjo pandemi, momentalisht janë konfirmuar më shumë se 150,000 mijë persona të infektuar dhe 5798 të tjerë kanë humbur jetën.

Top Channel