Koronavirusi në Kosovë/ Dezinfektohen bankat, thirrje për qytetarët që t’i përdorin sa më pak

14/03/2020 14:10

Pas situatës së krijuar si rezultat i Covid-19, ku 3 persona rezultojnë të prekur me koronavirus në Kosovë, Banka Qendrore njofton se të gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët.

Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave.

Megjithatë duke pasur parasysh masat mbrojtëse të rekomanduara si pjesë e parandalimit të shpërndarjes së virusit, bëhet thirrje që degët bankare të shfrytëzohen sa më rrallë dhe të përdoren më tepër kartelat bankare, dhe kanalet elektronike për të kryer shërbimet bankare.

Top Channel