E premte, 28 Shkurt 2020
18:56
Jo vetëm pleqtë, ja moshat e tjera që rrezikojnë më shumë nga koronavirusi!

Shumica e atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi duket kanë qenë mosha të thyera, me probleme shëndetësore para-ekzistuese. Megjithatë qeveria kineze ka nxjerrë një listë prej disa personash nën 60 vjeç dhe pa asnjë sëmundje tjetër, që kanë ndërruar jetë nga Covid 19.

18:53
Tim Judah për veprimin e Kurtit: Magjepsëse, sfidoi ekipin e Grenellit!

Gazetari dhe analisti i famshëm britanik, një njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah, ka reaguar me doza admirimi ndaj vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi një ditë më parë se në 15  mars taksa mbi produktet serbe do të largohet pjesërisht, dhe nëse Serbia e BE-ja nuk vepron, ajo do të rikthehet 100 për qind në 15 qershor. Judah nxori këtë mesazh në Twitter:

18:51
Skandal në Kosovë: klinika Infektive, vetëm 6 shtretër me respirator kundër koronavirusit!

Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirusin e ri. Autoritetet përgjegjëse thonë se tashmë kanë marrë te gjitha masat e duhura, në rast të shfaqjes së këtij virusi në vend.

18:49
Maqedoni e Veriut, rekomandohet ndalimi i tubimeve publike!

Ministri maqedonas i shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi në një konferencë për shtyp se dikasteri i tij rekomadon që të ndalohen dhe të kufizohen tubimet publike massive. Kjo sipas tij do t`i propozohet Qeverisë si masë që është  në përputhje me Ligjin për sëmundjet ngjitëse.

18:49
Zbuten gjakrat? Pompeo: SHBA i ka ofruar ndihmë Iranit për COVID-19

SHBA nuk ka armiqësi kundër Iranit dhe i ka bërë oferta Teheranit për ndihmë teknike, në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

18:45
Refugjatët sirianë/ Turqia hap kufijtë drejt Evropës

Turqia nuk do të mbyllë më kufijtë e saj për refugjatët që duan të shkojnë në Evropë dhe ky vendim duket se është marrë menjëherë pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në një sulm ajror në Sirinë Veriore.

18:43
Protesta e Metës më 2 mars, reagon ambasadorja Yuri Kim: Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën…

TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për sa i përket protestës së thirrur nga Presidenti i vendit Ilir Meta më 2 mars.

18:40
Vendimi i Kurtit/ Be e SHBA qëndrime të kundërta

Qeveria e Kosovës, javën e ardhshme do të marrë vendimin  për heqjen e tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media.

18:36
Tronditen bursat globale/ Virusi, 5 trilionë dollarë humbje

Në shumë vende të botës, vazhdojnë raportimet për raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa bota po përgatitet për një pandemi të sëmundjes.

18:34
Bilanc tragjik në Itali/ Shkon në 21 numri i viktimave, 821 të prekur nga koronavirusi

ITALI- Ka shkuar në 21 numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Italinë fqinje. Lajmi është bërë i ditur nga Të dhënat e Mbrojtjes Civile, ku raportojnë se deri më tani 21 persona kanë humbur jetën ndërkohë që janë prekur 821 të tjerë.

18:34
Virusi mbyll shkollat/ Kosto e rënduar për prindërit

Kostoja mund të rritet për prindërit në Japoni dhe Hong Kong, ku shkollat janë mbyllur deri në prill për shkak të koronavirusit. Shkollat në Hong Kong janë vënë nën presion për të kthyer mbrapsht pagesat ndërsa fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Atje shkollat janë mbyllur që në fund të janarit dhe do të mbeten të mbyllura të paktën deri më 20 prill.

18:20
Rusia i jep Egjiptit $25 miliardë hua për impjantin masiv bërthamor që do të ndërtojë vetë

Autoritetet kanë njoftuar se Rusia do të ndërtojë në Egjipt impjantin më të madh në botë të energjisë bërthamore të cilin Egjipti do ta paguajë me këste.

18:19
Top Talk: Bamir Topi rrëfen dhuratën e madhe që Sali Berisha i ka bërë Edi Ramës

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar ish- Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në studio u fol në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

18:05
FANTASTIKE/ “Tirona Fanatics” elektrizojnë Tiranën akoma pa filluar ndeshja

Në orën 19:00 do të luhet derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit, në “Air Albania Stadium”. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dy ekipet ku Tirana është në vend të parë me 44 pikë ndërsa Partizani me 38 pikë në vend të tretë.

18:03
Pastruesja rumune e përfshirë në grabitjen 50mln të Tamara Ecclestone kapet me vathë diamanti £300,000

Një pastruese rumune që mohon përfshirjen në në grabitjen e 50 milionë paundë bizhuteri të trashëgimtares Tamara Ecclestone, është ndaluar nga policia duke mbajtur në veshë vathë me vlerë 300 000 paundë, të zhdukur gjatë grabitjes.

18:01
UEFA surprizë me stadiumin “Air Albanian”: Ja si e kemi ndërtuar

Stadiumi “Air Albanian” ditën e sotme është reklamuar nga faqja zyrtare e UEFA-s. Në profilet zyrtare të UEFA-s në rrjetet sociale është shpërndarë një video 1-minutshe ku shihet i stadium ”Air Albania” më 26 nëntor.

17:59
Angli/ Çmimet e shqiptarëve për futjen e kokainës nga Europa në ishull

Të gjitha raportet e policisë Angleze dhe agjencisë kombëtare kundra krimit të organizuar NCA tregojnë rrolin aktiv të grupeve shqiptare në trafikun e kokainës.

17:41
Kapet mashtruesja e luksit në aeroport pas dy vitesh në arrati

Një 31 vjeçare britanike që përdorte paratë e skemave të mashtrimit për të shijuar jetë luksoze është arrestuar pas kthimit nga dy vjet arrati në Turqi.

17:38
Si do dukeshin figurat ikonike historike sot (FOTO)

Ëndrra e të gjithë të apasionuarve pas historisë do të ishte padyshim të njiheshin me figurat më ikonike të të gjitha kohërave.

17:34
Greqi/ 32-vjeçari shqiptar humb jetën rrugës për në spital, ja nga se vuante

GREQI – Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spitalin e Nafplios në Greqi. Sipas mediave greke shqiptari ishte në gjendje të rëndë ndërsa nuk ka mundur të rezistojë edhe pse është dërguar me urgjencë në spital. Sipas raportimeve ai ka humbur jetën në ambulancë.

17:31
​Isa Mustafa konfirmon takimin me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit në grupin parlamentar ka konfirmuar se sot do të ketë takim me partnerin e koalicionit.

17:16
Kishte konflikt me një person, i përplas automjetin e parkuar. Lëndohet vetë dhe përfundon në pranga

Një person në Shkodër është arrestuar pasi ka përplasur makinën e një shtetasi që ka pasur konflikte me të.

17:14
16 vjeçarja vritet nga treni teksa kaloi binarët për t’i rënë shkurt drejt shtëpisë

Një vajzë mjaft e dashur në qytetin e saj është vrarë nga treni kur tentoi t’i binte shkurt për në shtëpi duke kaluar mbi binarët e trenit.

17:13
U ndien keq pas eksperimentit në orën e biologjisë, stabilizohet gjendja shëndetësore e 6 nxënësve në Fier

FIER- 6 nxënësit dhe 1 sanitare e shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier, fatmirësisht janë në një gjendje shëndetësore më të qëndrueshme. Ata kanë lënë ambientet e spitalit pas marrjes së mjekimeve të nevojshme.

16:51
Teori të kontestuara sugjerojnë se koronavirusi i ri është krijuar në laborator

Studiuesit ende nuk kanë identifikuar burimin origjinal të koronavirusit të ri COVID-19 dhe janë ende të përçarë për fillesën e tij.

16:49
Kapen duke transportuar 27 shtetas të huaj, 9 persona në pranga

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare ka bërë të mundur goditjen e e disa rasteve sa i përket ndihmës së shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

16:47
Koronavirusi vret britanikun e parë

Koronavirusi ka vrarë britanikun e parë. Viktima e parë nga Britani e Madhe sipas mediave angleze ka humbur jetën në kroçerën “Diamond Princess” e cila është kthyer prej javësh në karantinë.

16:32
Coronavirusi tremb Zvicrën, shtyhen të gjitha ndeshjet e fundjavës

Liga e Futbollit në Zvicrës ka njoftuar këtë të premte se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë në Super League dhe Challenge League, për shkak të frikës së përhapjes së Coronavirusit.

16:30
Ngrohtë, ftohtë, lagështirë? Çfarë u duhet viruseve për mbijetesë

A do të zhduket virusi Korona me rritjen e temperaturave? Virologu Thomas Pietschmann shpjegon, se përse pranvera vërtetë na jep shpresë e përse gratë janë qartësisht në avantazh në luftën kundër sëmundjes prej virusit.

16:23
Rusia dislokon bombarduesit elitarë Su-34 në Siri pas përshkallëzimeve me Turqinë

Mes përshkallëzimit të tensioneve në Idlib të Sirisë, dhe shtimit të armatimeve turke, forcat ajrore ruse raportohet se kanë dislokuar në rajon bombarduesit elitare Su-34 të njohur nga NATO si ‘Hellduck’.

16:17
Arrestimi i Henri Çilit, Zëri i Amerikës: Dy apartamente i përfitoi bashkëjetuesja e tij, kunati e futi në skemë

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

15:59
Turqia dislokon tanket Leopard në Siri

Damasku e Ankaraja po akumulojnë forca të shtuara në Idlib, pas përshkallëzimeve të fundit në veriperëndim të Sirisë ndërsa raportohet se dislokimet e fundit të Ankarasë përfshijnë tanket gjermane Leopard 2A4, forca kryesore sulmuese e këmbësorisë turke.

15:52
Sot derbi i kryeqytetit/ Tirana dhe partizani, disa orë para përballjes në “Air Albania Stadium”

Sot në orën 19.00 në Air Albania Stadium luhet derbi i kryeqytetit.

15:46
Qyteti kinez harton listën e 9 kafshëve të ngrënshme; Qentë e macet përjashtohen

Qyteti jugor i Shenzhen ka hartuar lsitën finale të kafshëve të lejuara për të ngrënë, duke ndaluar qentë, macet, gjarpërinjtë e kafshë të tjera të egra, si pjesë e nxitjes kombëtare për parandalimin e përjhapjes së virusit të ri Covid-19.

15:45
Turqia hap kufijtë/ Refugjatët sirianë që duan të shkojnë në Europë nuk do ti ndalojë

Turqia nuk do të mbyllë më kufijtë e saj për refugjatët që duan të shkojnë në Evropë dhe ky vendim duket se është marrë menjëherë pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në një sulm ajror në Sirinë. veriore.

15:45
Shorti i Europa League/ Spikasin dy duele italo-spanjolle

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8 të finaleve të Europa League.

15:37
Teknologjia në zgjedhje / PS pranon propozimin e PD për identifikimin elektronik. Për votimin elektronik do kohë

Demokratët dorëzuan zyrtarisht ne tryezën politike te reformës zgjedhore kërkesën për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Socialistët dhanë parimisht dakortësinë për identifikimin biometrik , ndërsa për votimin elektronik kërkuan kohë për të marrë ekspertizë ndërkombëtare.

15:36
Dvorani para komisionit hetimor: Shkresa e presidentit tejkalim i pozicionit kushtetues

Në të njëjtën karrige ku presidenti Ilir Meta u ul me 9 Shtator 2019 përballë komisionit hetimor parlamentar, që e ka marrë nën hetim, këtë të premte, 4 muaj më pas, ishte kreu i KED Ardian Dvorani.

15:33
Meta, spot për 2 marsin/ Rama: Presidenti ka shumë shtëpi, unë mendoj për shtëpitë e shqiptarëve

Presidenca publikoi një spot ku ftohen qytetarët për të marrë pjesë në manifestimin kuq e zi më 2 Mars, duke rikthyer thirrjen e studentëve në vitin 1990.

15:31
Rusia: Ushtarët e vrarë turq ishin përzier me forcat terroriste

Në lidhje me sulmet ku u vranë të paktën 33 ushtarë turkë në Idlib të Sirisë, ministria ruse e mbrojtjes dha deklaratën e mëposhtme:
Më 27 shkurt 2020, formacionet e grupit terrorist Hay’at Tahrir al-Sham në zonën e armëpushimit në Idlib tentuan një operacion ofensiv ndaj pozicioneve të forcave qeveritare siriane.

15:30
Ndërpriten grevat e urisë/ Naftëtarëve të Ballshit dhe Poçemit u premtohet marrja e pagave të prapambetura

Pas 10 naftëtarëve në Ballsh, edhe 16 punonjësit e stacionit të elektropompimit në Poçem, në diten e 16 të saj ndërprenë grevën e urisë paraditen e së premtes.

15:17
Si mbijeton koronavirusi/ Ekspertët: Me rritjen e temperaturave situata do të përmirësohet

A do të zhduket virusi Korona me rritjen e temperaturave?

15:16
Eksperimenti kimik shkon keq/ Nxënësja në Fier tregon çastet e vështira

Një nxënëse ka treguar çastet e vështira të ngjarjes që ndodhi gjatë një ore mësimi në laboratorin e Shkollës së Mesme të përgjithshme Janaq Kilica në Fier.

15:13
Itali, shërohen shumë të infektuar/ 17 viktima, 45 dalin nga spitali. Në Greqi 4 raste. Koronavirusi prek 50 shtete

Organizata botërore e shëndetësisë ka përsëritur paralajmërimin e saj se koronavirusi mund të prekë të gjithë vendet e botës.

15:13
33 ushtarë turkë të vrarë nga sulmet ajrore në Siri; Erdogan mban takim emergjence

Raportime nga terreni në Siri flasin për të paktën 33 ushtarë turkë të vrarë nga sulmet ajrore në rajonin veriperëndimor Idlib.

15:12
Shpërndahen mbi 1 mln maska/ Koronavirusi, 326 telefonata që kërkojnë ndihmë. 18 raste u testuan

Shqipëria nuk ka të konfirmuar asnjë rast me koronavirus. Këtë e deklaroi ministrja e shëndetësisë gjatë mbledhjes së task forcës.

15:08
Taksa ndaj Serbisë/ Të hënën Kuvendi i Kosovës seancë të jashtëzakonshme

Të hënën me 2 mars deputet e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë seancë të jashtëzakonshme për taksën 100 për qind ndaj produkteve serben dhe boshnjake.

15:06
4000 shtëpi të reja brenda vitit/ Kryeministri Rama prezanton projektin e rindërtimit pas tërmetit

Tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e banesave individuale hapet javën tjetër dhe puna në terren do të nisë në pranverë.

14:49
“Zbrisni se jeni në Shkodër”/ 20 afganë lihen në mes të autostradës Vlorë-Fier, kishin paguar 700 euro

Të paktën 20 refugjatë afganë u gjetën nga policia sot ndërsa ecnin në këmbë përgjatë autostrades Vlorë -Fier.

14:42
Publikohen pamjet e super operacionit, që çoi në pranga edhe Henri Çilin

Ky është momenti kur të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani” dërgohen në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër pas ndalimit nga policia.

14:37
Ekskluzive për “Shqipëria Live”, familjarët e punonjësit të rafinerisë: Politika përdori vdekjen e Artanit

Alket Voshtina i biri i Artan Voshtinës, dhe Bledar Voshtina, vëllai, i ftuar në emisionin Shqipëria Live flasin se çfarë ndodhi me 23 shkurt. Të ftuarit thanë se donin të jepnin dritë për humbjen e familjarit të tyre.

14:31
Arrestimi i Henri Çilit. Reagon UET

Universiteti Europian i Tiranës ka dalë në një deklaratë të përbashkët pas arrestimit të analistit Henri Çili.

14:18
Vjedhje dhe trafikim narkotikësh/ Kush janë dy subjektet që OFL zbuloi sot

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

14:16
Thaçi: Mbetja në fuqi e tarifës pengesë serioze. Pamundëson bashkëpunimin dhe investimet e reja amerikane në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe vendimeve të mençura e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet me SHBA-në.

14:02
Komisioni hetimor/ Dvorani: Presidenti iu drejtua Këshillit duke i tërhequr vërejtje, asnjë palë nuk është superiore

Këtë të premte është mbledhur Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

13:50
Eksperimenti kimik shkon keq në shkollën në Fier/ 6 nxënës dërgohen në spital

Të paktën 6 nxënës janë ndjerë keq gjatë një ore mësimi në laboratorin e Shkollës së Mesme të përgjithshme Janaq Kilica në Fier.

13:40
“Stupid Love”/ Lady Gaga prezanton këngën e re

Mbretëresha e popit është rikthyer. Stupid Love, singëlli i ri i Lady gagës, kënga e parë e atij që do të jetë albumi i gjashtë i saj, është publikuar. Albumi sidoqoftë, mbetet ende i mbështjellë me mister.

13:30
Mesha on line Singapor, besimtarët e ndjekin në internet nga frika e koronavirusit

Besimtarët në Singapor janë kthyer tek meshat e regjistruara në avancë dhe lidhja online me disa kisha të mbyllura ndërkohë që meshat katolike janë pezulluar pa afat për shkak të frikës nga koronavirusi.

13:28
Kanadaja nuk e ruan Harryn/ Shteti mikpritës nuk paguan për sigurinë e princit britanik

Kanadaja nuk do të paguajë më për sigurinë e dukës dhe dukeshës së Sussex dhe kjo është konfirmuar nga qeveria federale.

13:26
Rikonstruktohet shkolla “Konferenca e Pezës”, kushte më të mira për 570 nxënësit e saj

100-vjetori i Tiranës kryeqytet i gjen 570 nxënësit e shkollës “Konferenca e Pezës” me mjedise disa herë më të mira dhe me laboratorë e terrene sportive. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e një prej shkollave më të mëdha në Njësinë 10.

13:25
Shpërthimi më i madh në hapësirë/ Prova për një ngjarje më të madhe se big bang

Shkencëtarët kanë zbuluar provat e një shpërthimi kolosal në hapësirë, pesë herë më i madh se gjithçka ishte parë më herët.

13:16
Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, do dëshmojë edhe Dvorani

Këtë të premte u mblodh Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

13:12
Shba kundër Kurtit/ Grenell: Nuk e mbështesim heqjen e pjesshme të taksës

Albin Kurti bëri dje hapin e parë për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

13:00
Hajdari: Të verifikohet nëse kandidatët për deputetë e për kryetarë bashkie kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

Bashkë kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari theksoi se propozimi i saj ishte për verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

12:47
Mega operacioni që vuri në pranga analistin/ Lleshaj: Provë se Reforma në Drejtësi po sjell rezultate

Ka reaguar ministri Sandër Lleshaj për super operacionin e zhvilluar nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet, që vuri në pranga edhe analistin Henri Çili.

12:36
Arrestohet Henri Çili/ Operacioni “Mezhgorani” 28 të arrestuar në shkallë vendi

28 persona ranë në prangat e policisë mëngjesin e së premtes, gjatë një operacioni të zhvilluar në disa qarqe në vend, pas një hetimi 6 mujor të nisur nga prokuroria e Përmetit.

12:21
“Ka më shumë se një shtëpi”/ Presidenca reagon ndaj Ramës: Lajmërojeni gruan e Bilalit se…

Pasi kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh gjatë konferencës mbi rindërtimin se presidenti ka më shumë se një shtëpi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

12:08
Masa kundër koronavirusit, Basha: Gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë

Përmes një postimi në Twitter, Lulzim Basha shprehet se PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së koronavirus-it në vend.

12:05
GJKKO kthen për hetime të mëtejshme çështjen e Avdylajve: SPAK të qartësojë dosjen

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kthyer për hetime të mëtejshme çështjen Avdylaj ku janë 24 të hetuar.

11:52
Rama ironizon Metën: Është shumë luks i madh për mua të merrem me Presidentin

Teksa kish’ marrë fjalën në konferencën ku po prezantohen projektet dhe modelet e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri i vendit, Edi Rama u pyet sa i takon akuzave të presidentit të Republikës se qeveria po bën grusht shteti, në një kohë kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 2 marsi i “Besëlidhjes së Metës”.

11:52
Arrestimi i Henri Çilit/ Olsian Çela: Punë e prokurorisë së pavarur

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela thotë se arrestimi i Henri Çilit dhe personave të tjerë të dyshuar për ndikimin e paligjshëm tek gjyqtarët.

11:44
Bujar Leskaj: Maxhoranca të nisë procedurat për titullarin e ri të KLSH, nuk do të rikandidoj

Është zhvilluar analiza vjetore e KLSH në Vlorë.

11:42
Rindërtimi, Rama: Do ftojmë nxënësit e shkollave profesionale që të aplikojnë e të marrin pjesë

Gjatë fjalës së tij, në konferencën ku po prezantohen projektet dhe modelet e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se brenda këtij viti do të fillojnë të ngrihen kantierët për ndërtimin e godinave me shumë njësi.

11:27
Tërmeti/ Ahmetaj: Grantet për qytetarët, në bazë të dëmtimit të banesës

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj deklaroi se grantet për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, do të jepen në varësi të dëmeve të shkaktuara.

11:21
(FOTO) Para dhe Pas/ Si do duket Thumana e së ardhmes, e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit

Në konferencën ku po prezantohen projektet dhe modelet e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, u shfaq një video, e cila shfaqte imazhe të Thumanës së të ardhmes, në të cilën sipas kryeministrit Edi Rama, do t’u jepet një tjetër cilësi jete veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve.

11:20
Emrat/ Miratohet lista e tretë me 1588 familje për bonus qiraje në Durrës

Këshilli bashkiak i Durrësit miraton listën e tretë paraprake të familjeve që përfitojnë bonusin e qerasë me 1588 aplikues.

11:06
Osmani: Çdo dallim që mund të ketë për taksën mes LDK-së dhe LVV-së do të zgjidhet shumë shpejt

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Pejë ka folur rreth dallimeve të dy partnerëve të koalicionit qeverisës lidhur me taksën ndaj Serbisë.

11:05
Zëdhënësi i Presidentit jep detajet e manifestimit: Shmangni incidentet dhe provokimet, regjistroni çdo gjë me celular

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar disa detaje në facebook nga organizimi i manifestimit të 2 marsit.

11:00
“Lagje krejtësisht të reja”/ Rindërtimi, Rama: Synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar disa mijëra familje

Në një konferencë ku po prezantohen projektet dhe modelet e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri i vendet, Edi Rama deklaroi se procesi në fjalë do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura.

10:58
PD e Lezhës i drejtohet Prokurorisë: Kemi fakte dhe të dhëna të maskaradës së 30 Qershorit

Partia Demokratike Lezhë njofton se i është ridrejtuar Prokurorisë për zbardhjen e fakteve sipas tyre manipulative, sa i përket zgjedhjeve të 30 Qershorit në Bashkinë Lezhë.

10:50
Meta nxjerr videon me gishtat lart: I paduruar për 2 marsin!

Presidenti Ilir Meta, ka dalë sërish këtë paradite me një tjetër mesazh për 2 marsin, e përcaktuar nga ana e tij si dita e besëlidhjes.

10:37
Reforma zgjedhore, Top Channel zbardh propozimin e PD për votimin dhe identifikimin elektronik

Top Channel ka zbardhur propozimin e PD për votimin dhe identifikimin elektronik sa i përket Reformës Zgjedhore.

10:28
Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus, sot shpërndahen 1.2 milion maska shtesë

“Deri në këto momente Shqipëria nuk është e prekur nga koronavirusi COVID-19, ndërsa janë kryer 18 testime për persona të dyshuar që kanë patur histori udhëtimi me vendet e prekura”.

10:26
Kaliforni, vidhet makina me arkivolin dhe trupin brenda

Mbrëmjen e së mërkurës, në një kishë në Pasadena të Kalifornisë u vodh një makinë e zezë me një arkivol dhe një trup brenda.

10:16
Bora zbardh veriun! Pamje nga Vermoshi dhe Puka, probleme me energjinë

Reshjet e dëborës kane vijuar edhe gjatë mbrëmjes së shkuar në zonat e thella të qarkut të Shkodrës.

10:09
Investimet e reja, dy rrugë të Tiranës me rrjet të ri ujësjellësi

Bashkia e Tiranës po punon intensivisht nëpër rrugët e kryeqytetit duke iu përgjigjur çdo kërkese të qytetarëve.

09:59
Dëborë në Bulqizë/ Ndërprerje e energjisë elektrike në disa fshatra

Edhe sot, në rrethin e Bulqizës kanë vijuar reshje dëbore kryesisht në zonat malore.

09:52
Korçë/ Temperatura të ulëta, por rrugët të kalueshme pa zinxhirë

Reshje shumë të pakta bore ka pasur gjatë natës në zonat malore në lartësitë mbi 1200 m, në Dardhë, Voskopojë Qafa e Qarrit.

09:52
Greqia konfirmon rastin e katërt me koronavirus

Në Greqi është konfirmuar edhe rasti i katërt me Covid-19. Bëhet fjalë për një 36-vjeçare që sapo është kthyer nga Italia e Veriut dhe ka shfaqur simptoma të lehta të gripit.

09:48
Elbasan/ Trashësia e dëborës shkon në 30 cm, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

Në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës ka shkuar në 30 cm, ndërkohë që reshjet vazhdojnë. Aksi Librazhd Peshkopi i kalueshëm me zinxhirë në disa pjesë të tij.

09:39
“Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen”/ Mesazhi prekës i vajzës që babai i vrau nënën

Ishte data 26 shkurt (vetëm 2 ditë më parë), ku në mes të qytetit të Durrësit, një burrë vrau me levë hekuri gruan e tij.

09:37
Gjyqtari Asim Vokshi konfirmohet në detyrë

Gjyqtari Asim Vokshi i Gjykatës së Apelit Tiranë ka kaluar vettingun.

09:28
Kurbin/ Makina aksidenton këmbësoren, 33-vjeçarja dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Laçit.

09:22
Arrestohet botuesi dhe analisti Henri Çili

Pedagogu, botuesi dhe analisti Henri Çili mësohet se është arrestuar. Policia mësohet se ka realizuar një aksion të shtrirë në disa qytete ku ka lëshuar 7 urdhër arreste në total.

09:18
Shpërthen makina në Zall Herr, dyshohet për lëndë plasëse

Gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Zgafnor të Zall Herrit, në automjetin tip “Volkswagen” dyshohet të ketë shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

09:13
Bashkimi Evropian mirëpret njoftimin e Kurtit për tarifat

Bashkimi Evropian ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hequr tarifat për për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.

09:01
Moti në Vlorë, peshkarexhat dhe anijet e vogla nuk lejohen të lundrojnë

Në rajonin e Vlorës, situata aktuale meteorologjike vazhdon të jetë e ngjashme me ditën e djeshme.

08:54
U vranë 33 ushtarë turq në Siri, NATO mbledhje të jashtëzakonshme!

Të paktën 33 ushtarë turq u vranë të enjten nga një sulm ajror i bërë nga forcat e regjimit të Asadit në veriperëndim të Sirisë, lajm ky i konfirmuar nga një zyrtar turk.

08:44
Hong Kong/ Qeni mbyllet në karantinë, mund të jetë infektuar nga pronari i tij

Në një nga karantinat e Hong Kongut është izoluar edhe një qen, fill pasi rezultoi “thuajse pozitiv” me koronavirus, raportojnë autoritetet e Hong Kong-ut.

08:30
Bilanci botëror/ 2,859 viktima dhe 83,385 të infektuar në të gjithë botën

2,859 viktima dhe 83,385 të infektuar, ky është bilanci i koronavirusit në të gjithë botën.