Rifillojnë tensionet në Lindjen e Mesme, Irani godet me raketa e dronë baza amerikane në Bahrain, Irak dhe Jordani 02/09 07:50
Një nga aeroplanët më të mëdhenj të ngarkesave në botë raportohet se u godit nga rrufeja ndërsa po fluturonte.
Aeroplani thuhet se ishte i ngarkuar me pajisje mbrojtëse shëndetësore nga Kina në Evropë dhe duket se ka shpëtuar paq nga ngjarja e rrallë.
Modeli rus Antonov An-124-100 ‘Ruslan’ u godit në zbritjen e tij për një ndalesë karburanti në Krasnoyarsk në Siberi. Fotografitë e aeroplanit në aeroportin e Krasnoyarsk tregojnë hundën e tij të “dëmtuar” pas goditjes nga rrufeja.
Ai ishte në rrugë nga Shanghai drejt Porto në Portugali teksa transportonte pajisje jetësore të mbrojtjes personale.
Top Channel