Teknologjia në zgjedhje ndan palët/ PD-LSI: Kusht identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe drejtori i Policisë

29/05/2020 01:47

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje shënoi krisjen më të fortë në tryezën politike të reformës zgjedhore. Mazhoranca refuzoi të implementohjë në Kodi e ri Zgjedhor identifikimin biometrik në të gjithë vendin si dhe projekti pilot për votim dhe numërimin elektronik.

Socialistët refuzuan kërkesën e demokratëve që qeveria kujdestare e krijuar 100 ditë para zgjedhjeve të emerojë drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Opozita parlamentare iu gëzua faktit se propozimi amerikan për një sistem danez do të diskutohet në tryezën e reformës edhe pse socialistët lanë të kuptohet se prekja e sistemit nuk do të mund të futet në kodin e ri.

Thirrjet në kor të ndërkombëtarëve për miratimin në kohë të reformës në tryezën e Këshillit Politik nuk e zbuti qëndrimin e palëve. Dakortësia e vetme e arritur pas 4 orësh ishte dhënia e kompetencave prokurorisë së posatçme SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

Top Channel