“Thyen” karantinën dhe tentuan të arratiseshin/ Ekzekutohet çifti në Korenë e Veriut

28/05/2020 22:41

Një çift është ekzekutuar nga skuadra e pushkatimit në Korenë e Veriut, sepse u kapën duke u larguar nga vendi së bashku me nipin e tyre 14-vjeçar. Çifti që mendohet të jenë në të 50-tat e tyre, “theu” karantinën dhe tentuan të shkonin për në Korenë e Jugut. Ata dëshironin që të rikthenin të miturin tek prindërit e tij, të cilët jetonin prej kohësh në Korenë e Jugut. Këto të dhëna janë siguruar nga banorë të zonës në kushte anonimati, raporton shërbimi korean i lajmeve RFA.

“Në fillim të muajit dëgjova nga një i njohur i cli punon në departamentin e sigurisë krahinore, se familja që përpiqej të shpëtonte nga vendi janë qëlluar për vdekje. Ato u arrestuan  teksa tentuan për të kaluar kufirin, i cili tani kontrollohet më shumë se në të kaluarën për shkak të COVID-19”, raportohet të ketë thënë një burim për RFA.

Ndërkohë djali, ndryshe nga të afërmit e tij i ka shpëtuar pushkatimit për shkak të moshës, shkruan Daily Mail.

Top Channel