Ambasadori Eric Wendt takim me kreun e SPAK dhe BKH-së
24/11/2026 13:57
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.
Takimi, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ky është takimi i dytë i ambasadorit amerikan me Klodian Brahon dhe Joni Ketën brenda disa javësh.
Top Channel