Bordi i Transparencës ndryshon çmimet/ Nafta ulet nën 200 pas disa muajsh, shkon në 195 lekë për litër
Erzen Breçani ka reaguar pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahjes së autorit të krimit, siç bëri me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Breçani shkruan se do donte që vendimin e pafajësisë ta gëzonte së bashku me nënën dhe vëllanë e tij që humbën jetën brenda një viti.
Postimi i plotë:
Miq të dashur, sot, pas fjalës së drejtësisë, unë dhe babai im shkuam aty ku prehen nëna dhe vëllai im i dashur, që më ikën brenda një viti. Dhe sot do të dëshironim të ishin pranë nesh e të gëzonin për drejtësinë që u vu në vend.
Ju falënderoj të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e shumta, për mbështetjen dhe përkrahjen që treguat gjatë këtyre 3 viteve përballjeje.
Top Channel