Vlorë-fier, rruga me inerte/ Edhe zona e Pyllit të Sodës e mbushur me tulla dhe mbetje

28/05/2020 22:04

Aksi i vjetër rrugor Vlorë – Fier është shndërruar në parajsën e atyre që  hedhin inerte.

Pirgje me beton, suva, tulla madje edhe asfalt gjen në të dy anët e rrugës ku ndodhen dhe ullishtet. depozitimet janë të vjetra dhe të reja.

Një tjetër zonë ku mbetjet inerte kanë zënë vend pre vitesh është dhe pylli i sodës.  Edhe këtu askush nuk është ndëshkuar  duke  shëmtuar çdo ditë panoramën.

Pirgjet e mbetjeve të ngurta nga ana e tyre bëhen më pas vatra grumbullimi edhe të plehrave të tjera mbetje biznesesh dhe shtëpiake një  zinxhir dëmtimi mjedisor që duket sikur s’do të marrë fund kurrë.

Top Channel