Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Mustafa: Vendimi dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

28/05/2020 23:55

Në mbrëmje Gjykata Kushtetuese mori vendimin përfundimtar duke i dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e formimit të qeverisë së re dhe duke rrëzuar kërkesën e Vetëvendosjes për zgjedhje të reja.

Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Mustafa tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon dhe se tani i takon qeverisë së drejtuar nga LDK-ja që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtesie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese.

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës:

Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon. LDK gjthëherë ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë.

Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri. Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen.

I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kesaj drejtesie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë . Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë. Isa Mustafa

Top Channel