Në studion e Muntaz Dhramit/ Nga busti i papa Gjon Palit II, Lasgushit, Boletinit dhe plani për Ismail Qemalin

28/05/2020 21:15

Megjithëse tani nuk ka me kufizime, gjatë periudhës së karantinës ne kemi shëtitur në disa studio artistësh. Këtë here vendosëm që te vijmë në këtë atelie. Besoj e kuptoni nga ajo që shihni nga bocetët. Jemi në atelienë e profesor Mumtaz Dhramit, që shumë mire mund te shndërrohej ne muze në te ardhmen. Por përveç kësaj këtu do te shohim gjithashtu çfarë është duke krijuar për momentin profesori. Shkojmë në një tjetër ambient..

Jetona Koçibelli: Sa kohë keni që punoni me Lashushin? Ështe një punë e hershme e juaja?

Mumtaz Dhrami: Po kjo ka nja pesë gjashte vjet që unë e kam nëpër duar. E bëra në baltë dhe më pas në allci. Kam menduar se shkonte një figurë e ulur atje tek diga e liqenit artificial, ka një shëtitore me emrin e tij. Këtu në ndryshim nga monumenti i Pogradecit, Lasgushi është ne një pozicion më intim. I ulur. Këtu pranë mund të dalin njerëzit në fotografi.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe unë kam punuar bustin e Gjon Palit. Këtu punohen monumentet, në këtë studion e madhe. Këtu unë kam punuar edhe statujën e Nënës Shqipëri. Ndërsa në studion tjetër monumentin e pavarësisë, që jam bashkëautor me Kristaq Ramën e Shaban Hadërin.

Monumenti ka më shumë punë. Qe nga boceti, individualizimi i figurave. Çdo punë ka kohën e vet. Mund te punosh një muaj të tërë dhe një ditë qe je i mërzitur e prish.

Këtu kam Isa Boletinin. Këtu është një portret qe simbolizon momentin e rënies së personalitetit të njeriut. Këto janë projekte për skulptura parku.

Jetona Koçibelli: Z. Muntaz çfare do të donit të realizonit tani?

Mumtaz Dhrami: Një monumet për Ismail Qemalin. Po të ishte gjallë Odhise Paskali nuk do ta lejonte që figura e Ismail Qemalit te vendosej aty ku është sot…

Ne nuk kemi një muze të Odhise Paskalit, babit i skulpturës shqiptare nuk ka një muze!

Top Channel