Zyrtare: Ja data kur do të fillojë Premier League, të gjitha ndeshjet do të jepen live në televizion

28/05/2020 19:49

Është zyrtarizuar më në fund edhe data se kur do të fillojë të luhet futbolli në Angli. Qeveria ka konfirmuar datën 17 qershor si ditën kur do të rinisë një ndër kampionatet më të ndjekura në botë, siç është Premier League.

Sipas Goal.com të 92 ndeshjet e mbetura pa luajtur do të jepen live në televizion ku disa do të keni kënaqësinë t’i ndiqni në platformën digitalb.

Një ndër ekipet që e priste me padurim këtë lajm është Liverpool dhe tifozët  e saj të cilët kanë që në vitin 1990 që nuk fitonin trofeun e ligës së parë dhe tashmë janë shumë pranë ku vendi i dytë Manchetser City është 25 pikë pas kur kanë mbetur edhe 10 takime.

 

Top Channel