Përfundimi i mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, reagon Yuri Kim: Besoj se do të marrin vendime të mençura

28/05/2020 21:33

“Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po përparon shumë” kështu është shprehur ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Më tej ajo shprehet se i ka takuar gjatë ditës së sotme të gjithë anëtarët e tryezës për Reformën Zgjedhore dhe beson se ata do të marrin vendime të mençura.

“Mirë, të dëgjoj se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po përparon më shumë. Kam takuar të gjithë anëtarët Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi ePetrit Vasili – dhe besoj se do të marrin vendime të mençura. Faleminderit për vendosjen të ardhmes së Shqipërisë në vend të parë!” shkruan Yuri Kim.

Top Channel