Fatkeqësisht sot kjo është pamja e Shijakut. Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar rëndë afërsisht 900 objekte në këtë bashki.

Fadromat e IKMT shembjet e para i kanë filluar në  lagjen Luginë, sot po shembet pallati i 15,nga 18 që janë gjithsej.

Inertet që kanë prodhuar objektet e shembura prej javësh qëndrojnë këtu, kjo pamje e pakëndshme të kthen pas në kohë të kujton ditën e tmerrshme të tërmetit. Në këtë lagje lëvizjet e qytetarëve janë të pakta, edhe ato pallate që qëndrojnë në këmbë pritet të shemben, për pasojë malet e inerteve do të shtohen.

Shijaku sot sikur është bombarduar,ky qytet te ngjason me Alepon e tmerrshëm. Inertet jo vetëm që shndërrojnë qytetin në një zinë lufte,por shkaktojnë dhe ndotje mjedisore. Shtëpiat përreth gjatë ditës mbulohen nga re pluhuri. Nëse këto inerte nuk hiqen sa më parë, pasojat do të fillojnë të rëndohen mbi shëndetin e banorëve të zonës.

Për Top Channel, Rudina Muça.

Top Channel